07 dhjetor 2009

Milani do ta fitoj Scudetton

Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi beson se gjiganti Italian Milani ka gjetur rrugën e duhur, dhe është gati që të ja shkatëroj Interit sezonin.
“ Fakti që jemi në vendin e dytë është mirë.”
“ Ne duhet të përcjellim Interin, dhe mos ta lejojmë të ik.”
I pyetur për Ronaldinhon, ai u shpreh se gjithmonë ka të drejt, pas ringjalljes së tij.
“ Si gjithmonë, edhe për Dinhon pata të drejtë.”
“ Seedorf është i jashtëzakonshëm, dhe Pato është i çmendur. Dhe mendoj se këto mbiemra nuk janë të ekzagjeruara.”
“ Gattuso nuk do të largohet. Ne do ta mbajmë sepse është njëri prej legjendarëve tanë.” deklaroi Berlusconi për Mediaset.