14 dhjetor 2009

Milan refuzohet për Garayn

Milan ka konfirmuar interesimin për mbrojtësin e Real Madridit, Ezequiel Garay.
Mirëpo. Nënkryetari i Rossonerëve, Adriano Galliani ka bërë të ditur se kërkesa e gjigantit milanez për qendërmbrojtësin Garay është refuzuar nga drejtuesit e Real Madridit.
“Për mbrojtje, kam kërkuar qendërmbrojtësin Garay nga Real Madrid por presidenti Florentino Perez ka refuzuar” tha Galliani për mediat italiane.
Garay spekulohet se kërkohet edhe nga Manchester United për afatin kalimtar të janarit.