05 dhjetor 2009

Milan kundër Sampdorias me sytë nga Torino

Milan përballet sot pasdite me Sampdorian për të kërkuar me çdo kusht fitoren dhe për të përfituar nga përballja e vështirë e Interit në Torino ndaj Juves për t’iu afruar kreut të renditjes.
Milan Sampdoria në fakt është edhe një përballje midis ekipit të vendit të dytë me atë të vendit të katërt në renditjen e kampionatit italian. Është një sfidë mes Milanit që e nisi shumë keq kampionatin dhe në javët e fundit po tregon një formë të shkëlqyer ndaj një Sampdorie që nisi vrullshëm kampionatin por që në javët e fundit nuk po arrin të tregojë të njëjtën formë. Do të jetë edhe një sfidë midis fantazistëve të ekipeve, Ronaldinjos dhe Kasanos, që këtë sezon kanë dhënë braziliani 6 e italiani 7 asiste.

Milani luan me formacionin e javëve të mëparshme me një lojë tërësisht sulmuese, ndërsa për Sampdorian do të ndihet mungesa e Rosit dhe e kapitenit Palombo, të skualifikuar.


Milan-Sampdoria sonte (18.00)
Milan (4-2-1-3): Dida; Antonini, Nesta, Tiago Silva, Zambrota; Pirlo, Ambrozini; Sedorf; Pato, Borrielo, Ronaldinjo. (Storari, Kaladze, Favalli, Abate, Di Gennaro, Flamini, Huntelaar). tr. Leonardo
të skualifikuar: Inzagi
të dëmtuar: Oneviu, Jankulovski, Gatuzo, Odo

Sampdoria (4-4-2): Castellazzi; Stankevicius, Gastaldelo, Akardi, Zigler; Padalino, Tisone, Poli, Manini; Pacini, Kasano. ( Fiorilo, Zauri, Lukini, Franceskini, Semioli, Beluci, Poci). tr. Delneri
të skualifikuar: Kaciatore, Rosi, Palombo