10 dhjetor 2009

Milan konfirmon se Gattuso do të rikthehet së shpejti

Sipas web-it zyrtar të Milanit,acmilan.com,mesfushori Gennaro Gattuso mund të rikthehet në ndeshjen kundër Palermos.
“AC Milan komunikon se Gattuso i është nënshtruar një ekzaminimi,i cili shfaqi rezultate të mira duke treguar se ai është plotësisht i shëruar në aspektin mjekësor”.
“Lojtari do të vazhdojë me përgatitje e tij në mënyrë që të kthehet në skuadër”.
Në kohët e fundit Gattuso ka shprehur pakënaqësinë e tij pas aktivizimit të formacionit 4-3-3,me ç’rast atij i është zënë vendi nga Massimo Ambrosini.
Sidoqoftë Leonardo ka deklaruar se ai nuk do ta rrezikojë ‘Rinon’ derisa nuk shërohet plotësisht.Ndërkohë spekulimet thonë se mesfushori mund të largohet nga San Siro në Janar.