"Presidenti Joan Laporta është i shqetësuar pasi Milani ka kontaktuar me Guardiolan, pikërisht për këtë arsye ai ka ofruar kontratën e re", ka thënë burimi brenda Barcelonës. Krahas Milanit edhe krerët e Juventusit kanë kontaktuar Guardiolan, pasi nuk janë të kënaqur me trajnerin aktual Ciro Ferrara.