15 dhjetor 2009

Mikoli: Mos më quani “Ronaldinjo italian”

Mes Sedorfit, Ronaldinjos, Pirlos e Patos (që hyri në fushë gjatë ndeshjes të së dielës), në fund, më i miri ishte vetëm ai. Bëhet fjalë për Fabricio Mikolin, ylli i Palermos së Delio Rosit, protagonisti i ndeshjes kundër Milanit.
I ashtuquajturi “Romario i Salentos”, e ka bërë për vete publikun e “San Siros” me numra dhe lë spevizje spektakolare, thuajse njëlloj si Ronaldinjo, por me vetëm një ndryshim: loja dhe lëvizjet e tij ishin vendimtare. Por ata që e pyesin nëse ndihet si “Ronaldinjoja i bardhë”, Mikoli u përgjigjet me sinqeritet: “Jo, unë jam vetëm Fabricio Mikoli dhe në moshën 30-vjeçare nuk mund të më frymëzojë asnjë…”.
Të dielën, forma e tij, arriti të ndihmojë deri dhe repartin e mbrojtjes: “E përgatitëm aq mirë dhe rigorozisht këtë ndeshje, aq sa unë ndihmova edhe mbrojtjen, gjë që s’e kisha bërë më parë”. Ai që zbuloi pastaj arsyen e zemërimit të sulmuesit siçilian në momentin e zëvendësimit, mendoi trajneri Delio Rosi, i cili shpjegoi se i premtoi Mikolit edhe dhjetë minuta të tjera lojë, por e hoqi sapo kaluan tre.