24 dhjetor 2009

Messi: Tash më mungon Kupa e Botës

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shpreson se ai do të mund të kompletojë trofetë e tij duke fituar Kupën e Botës vitin e ardhshëm.
Messi ka fituar gjithçka këtë vit me Barcelonën, gjashtë trofe si dhe çmimet Lojtari më i Mirë i Vitit nga FIFA dhe Topin e Artë.
“Tash e gjitha çfarë më duhet është Kupa e botës. Shpresoj t’i përmirësoj paraqitjet e mia me Argjentinën, po punoj shumë në këtë drejtim. Dua më shumë se çdokush të jem më i miri”, ka thënë sulmuesi.