27 dhjetor 2009

Messi: Nuk jam lodhur së fituari

Futbollisti tashmë i kurorëzuar si më i miri i botës Lionel Messi thotë se ai po kënaqet me futbollin për moment, duke thënë se kurrë nuk do të humbas dëshirën për të fituar.
“ Dëshira ime për vitin 2010 është që të vazhdojnë të fitojmë tituj me Barcelonën, të them të drejtën kurrë nuk lodhem, dhe nuk mendoj se do të lodhem ndonjëherë.”
“ Personalisht, nuk mund të kërkoj më shumë nga viti 2009. Pa dyshim se dua të rris formën si futbollist, sepse jam njëri prej të atyre që mendojnë se ka hapësirë për tu përmirësuar.”
“ Më pëlqen të gjëj sfida të reja, edhe pse më duhet të ceki se sa spektakolar ishte ky vit.” Deklaroi Messi në një intervistë për Sport.