22 dhjetor 2009

Messi: Ishte vit perfekt

I nderuar pasi fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga FIFA, Lionel Messi ishte tejet modest në konferencën për shtyp para Gala mbrëmjes.
I pyetur për reagimin e tij kur e morri vesh se ishte fitues, ai tha:” Është kënaqësi të jem këtu për të tretin vit me radhë. Është kulmi i një viti që nuk ka ku të shkojë më mirë.”
Më pas mesi tha se Champions League ishte arritja më e madhe e ekipit dhe lavdëroi organizimin e botërorit të klubeve.
I ulur pranë Xavit, Iniestës, Cristiano Ronaldos dhe Kakas, të tri lojtarët e Barcelonës dukeshin më të shkurtër se kundërshtarët nga Madridi, dhe i pyetur nga gazetarët për këtë ai u shpreh:
“ Barcelona ka disa lojtarë të gjatë, por ka lojtarë që mund të vrapojnë. Futbolli është një gjë ku talenti vlen më shumë se gjatësia.”
Argjentinasi falenderoi Cristiano Ronaldon për komentet e tij të mira dhe tha se ardhja e Kakas dhe Ronaldos te Reali e ka përforcuar La Ligan. Messi nuk shkoi aq larg sa të thotë se La Liga është më e fortë se Premier Liga. I pyetur se a do të vij Robinho, ai nuk komentoi por tha se do të ishte i mirëpritur.
Dhe në fund, i pyetur se pse nuk mund ta përsëris formën me Barcelonën te kombëtarja Argjentinase, Messi u shpreh:
“ Unë dua të them se unë do të bëj gjëra të njëjtë si me Barcën ashtu dhe me Argjentinën. Ndeshjet kualifikuese ishin të vështira, por kampionati botëror mund të jetë më ndryshe. Unë kam arritur gjithçka që kam mundur me klubin, tani të njëjtën gjë do të doja ta bëja me kombëtaren.” Përfundoi Messi.