19 dhjetor 2009

Messi: Barcelona nuk është favorit

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se në finalen e sotme të Kupës Botërore të Klubeve, ata dhe Estudiantes kanë shanse të njëjta për të fituar.
Sot në ora 17 në Abu Dhabi, Barcelona dhe Estudiantes do të përballen në kërkim të trofeut të kampionit botërorë në nivel klubesh. Ky është trofeu i vetëm që i mungon klubit katalanas dhe sipas shumicës, Barcelona është favoriti kryesor për ta fituar atë, por kështu nuk mendon Messi.
“Në këtë finale nuk ka favorit. Luajmë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm që ka fituar garën më të madhe në Amerikën e Jugut. Të dyja ekipet kanë gjasa të barabarta për të fituar dhe tash do të jap gjithçka nga vetja për ta fituar këtë titull”, ka thënë Messi