14 dhjetor 2009

Melo: Nuk e meritoj ‘ shportën e artë ‘

Më herët gjatë ditës, mesfushori i Juventusit Felipe Melo kishte fituar çmimin ‘’ shporta e artë’’ që ndahet për lojtarën më të keq të sezonit të kaluar në Serie A. Sidoqoftë, 26 vjeçari nuk brengoset se çfarë mendojnë njerëzit.
“ Nëse do të isha i tillë do të brengosesha.” Theksoi Melo për Lancanet.
“ Sidoqoftë, këto vota nuk kanë ndikim në Itali, sepse është bërë nga një radio që flet për Futbollin dhe Humorin.”
“ Moderatorët vijnë nga Firenca dhe tifozët e Fiorentinës nuk e kanë pritur mirë largimin te rivali i tyre i përbetuar.”
“ Jam i zhgënjyer, sepse shtypi brazilian e ka marrë këtë seriozisht. Unë jam ofenduar me këtë çmim pasi që ky ishte viti më i mirë i karrierës time.”
Melo së bashku me Diegon konsiderohen të jenë shkaqet se pse Juventusi po vuan në këtë sezonë.