11 dhjetor 2009

Mascherano i qetë për të ardhmen

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, vazhdon të jetë i qetë për të ardhmen e tij me klubin anglez.
Kapiteni i kombëtares argjentinase tashmë një kohë është lidhur me një largim nga Liverpooli dhe destinacioni i tij i ardhshëm është përmendur Barcelona, por ai nuk është i shqetësuar për të ardhmen.
“Unë flas vetëm për futboll, jo për kontratat dhe paratë. Dua të luaj. Luaj për Liverpoolin, jam lojtar i Liverpoolit dhe, siç thotë menaxheri, kam edhe dy vite nga kontrata ime, andaj mendoj se nuk kam nevojë të flas më shumë”.
“Luaj për Liveproolin dhe do të vazhdoj të luaj duke u përpjekur të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë Mascherano.