17 dhjetor 2009

Marcelo: Nuk më intereson çfarë ndodh me Barcelonën

Marcelo u tregua i ashpër ndaj gazetarëve në konferecën për shtyp, duke thënë se atij nuk i intereson Barcelona, raporton AS.
“ Çfarë ndodh me Barcelonën nuk ka të bëj asgjë me mua ose me Real Madridin. Nuk dua që ata as ta humbasin e as ta fitojnë botërorin e klubeve, çfarë ndodh me Barcelonën e përsëris, nuk më intereson.”
“ Duhet të koncentrohemi në vetvete, të bëjmë mirë, dhe të fitojmë titujt për vete.” përfundoi Marcelo.