13 dhjetor 2009

Man.Utd shitet 1 bilion £ ?

Një grup biznesmenësh nga lindja e largët besohet se do të bashkohen në një ofertë prej 1 bilion funtash për të blerë Manchester Unitedin nga familja Glazer, gjithnjë sipas News of the World.
Tabloidi pohon se konsorciumi konsiston në një grup prej gjashtë biznesmenësh, të cilët punuan në një ofertë lukrative që prej tre muajsh.
Me bazë në Bangkok, dy prej gjashtë antarëve të këtij grupi raportohet të jenë fansa të United, të cilët kishin qenë në Old Trafford dy herë këtë vit për të parë Fergusonin dhe të besuarit e tij për së afërmi.
Një burim financiar nga kryeqyteti Taliandez Bangkok tha :
“ Paratë janë gati, vetëm mbetet të bindet familja Glazer që e ka në duar Manchester Unitedin.”
“ Ata biznesmenë i kanë kryer të gjitha detyrat e shtëpisë deri në detajet më të vogla dhe Glazerët janë nën presion pasi që duhet të shlyhen borxhet ( 790 milion funta ).”
Një burim tjetër tha :
“ Mos gaboni, kjo mund të jetë marveshja më e madhe e të gjitha kohërave në futboll.”
“ Investimi i Roman Abramovichit te Chelsea do të jetë asgjë në krahasim me këtë. Nëse Glazerët janë gati ta shesin klubin, atëherë paratë janë absolutisht gati dhe në tavolinë.”
Nëse Glazerët nuk dëshirojnë ta shesin klubin, mësohet se ky grup biznesmenësh dëshiron së paku një pjesë të aksioneve të klubit.