03 dhjetor 2009

Man.Utd pas mbrojtësve të Barit

Manchester United janë duke i monitoruar mbrojtësit e Barit, më saktësisht, Andrea Ranocchia dhe Leonardo Bonucci.
Sportmediaset.it pohon se Sir Alex Ferguson ka dërguar agjentë nga Old Trafford për ti shikuar mbrojtësit në aksion. Ranocchia është pronë e Genoas dhe është i huazuar te Bari ku bëri dhe impaktin.
Italiani e ka ndihmuar Barin që të jetë në kuotën e 11 golave të pësuar, rekord të cilin vetëm Interi mund ta ndjek.
Ai shihet me prespektivë për të ardhmen, por United do të ketë kundërshtarë të reptë për të. Juventusi dhe Interi si zakonisht do të ringjallin interesin për të, përderisa mediat Italiane sygjerojnë se Carlo Ancelotti do të ketë fjalën e fundit.
Thuhet se Djajtë e Kuq janë të interesuar dhe për kolegun e Ranocchias, Leonardo Bonuccin. 22 vjeçari mund të luaj në të dy krahët e fushës, dhe është cak i shumë klubeve.