21 dhjetor 2009

Mancini kerkon Cassanon

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini menjëherë ka shprehur dëshirë që të transferojë në janar sulmuesin e Samdorias, Antonio Cassano. Kështu shkruan të hënën gazeta italiane "Tuttosport".

Cassano ka kontratë me Sampdorian deri në qershorin e vitit 2012, por Mancini është i gatshëm të paguajë deri në 25 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e tij. Krahas Cassanos, trajneri italian ka kërkuar edhe mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini për të cilin ka bërë gati rreth 15 milionë euro.