26 dhjetor 2009

Mancini fillon me fitore

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat prej 2-0 përballë Stoke Cityt, në ndeshjen debutuese të trajnerit Roberto Mancini në stolin e ‘pasanikëve’.
Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë për t’i dhënë fund dyshimit për fituesin, ndërsa ky rezultoi të ishte edh rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Martin Petrov kaloi vendasit në epërsi (28’) pas një kombinimi të Tevez dhe Robinho, ndërsa argjentinasi Carlos Tevez dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+3).