22 dhjetor 2009

Mancini: City më kontaktoi pas humbjes nga Tottenham

Menaxheri i ri i Manchester Cityt ka insistuar se klubi anglez e kishte kontaktuar atë vetëm pas humbjes ndaj Tottenham dhe jo siç raportonin mediat muaj më parë.
“ Ata më kontaktuan një ditë pas humbjes nga Tottenham dhe jo më parë.”
“ Puna ime është menaxher. Unë qëndrova në Milano për katër vite dhe fitova shtatë trofenjë dhe në fund më shkarkuan. Nuk dua të kthehem prapa.”
“ Më vjen keq për Mark Hughes.”
“ Unë besoj në pozitën time, mendoj se unë mund ta bëj këtë punë mirë sepse kam lojtarë të mirë. Skuadrat e mija luajnë për të fituar.”
“ Synimi im është top 4. Mendoj se është e mundshme.”
“ Robinho është lojtar i madh ai nuk ka se ku të shkoj. Ai do të bëj histori me Manchester Cityn.”
“ Nuk mendoj se do të më shkarkojnë nëse nuk kualifikohemi për Champions League.”
“ Unë fitova shtatë tituj me Interin, dhe e dua futbollin italian por tani jam këtu dhe do të fitoj trofenjë.”
“ Sezonin e ardhshëm do ta fitojmë premire ligën, ju premtoj.” Përfundoi Mancini.