22 dhjetor 2009

Mancini: City do t’ia kalojë United

Menaxheri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, thotë se ai mund t’i ndihmojë klubit të marrë shkëlqimin e rivalit lokal, Manchester United.
Mancini është i mësuar të punojë në situata të nxehta dhe është i bindur se mund të lërë prapa menaxherin e United, Alex Ferguson.
“Nëse menaxhoni në Itali, të jetoni me presion është normale. Andaj nuk do të jetë problem këtu. Kam qëndruar në Inter për katër vite, që ishte rekord. Manchesteri është i njëjtë sikur Milani. Moti është i njëjtë dhe keni dy klube të mëdha që luftojnë me njëri-tjetrin”.
“Sir Alex është një menaxher i madh i cili fiton shumë trofe, por ne duam t’ia dalim më mirë se Manchester United”, ka thënë Mancini në një konferencë shtypi ku është prezantuar si menaxher i ri i klubit anglez