21 dhjetor 2009

Manchester United interesohet per Frey

Trajneri i Manchester Unitedit, sir Alex Ferguson po përgatit ofertën për shërbimet e portierit të Fiorentinas, francezit Sebastien Frey. Gazeta angleze "Daily Mirror" të hënën shkruan se trajneri Ferguson me çdo kusht kërkon të transferojë Freyn në stadiumin "Old Trafford" gjatë këtij dimri.

Portieri francez ka kontratë me Fiorentinan deri në qershorin e vitit 2013, ndërsa klauzola për lirimin e tij është 18 milionë euro.