08 dhjetor 2009

Mançester Utd. në gjurmët e Kjaer të Palermos

Duke parë dëmtimet e shumta, sidomos në mbrojtje, skuadra e Fergusonit është hedhur në sulm për të sjellë në janar mbrojtësin danez të Palermos.Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, kampionët e Premier Ligës duhet të mposhtin konkurrencën e klubeve të tjera europiane: Liverpul, Juventus, Inter dhe Çelsi do të ishin të gatshëm ta bënin të vetin danezin, kontrata e të cilit me Palermon skadon në vitin 2013.
Megjithatë, ndoshta Palermo mund të bindet ta lëshojë Kjaer, duke parë shumën prej 12 milion eurosh që Mançesteri vë në “pjatë”. Karakteristikat tekniko-atletike të tij do të përshtateshin mjaft mirë me lojën në Angli.
Por mbrojtësi danez duket se nuk është i interesuar të largohet nga Palermo: “Jam mirë këtu dhe shpresoj që me Palermon të luaj në kupat e Europës. Pastaj do të mendoj për Kampionatin Botëror”.