Pas vazhdimit të kontratës me Manchester United deri në vitin 2014, sulmuesi Federico Macheda, sipas të gjitha gjasave, do të huazohet gjatë afatit kalimtar të janarit.“Djajtë e Kuq” e kanë ndërmend që ta huazojnë 18 vjeçarin, në një klub i cili do t’ia jepte rastin më shpesh si titullar.Sipas Daily Express, ekipi më i interesuar për sulmuesin italian, është Newcastle.Tabloidi britanik shkruan se ky transferim mund të bëhet si shkëmbim, i cili do ta sillte në shkëmbim në Old Trafford mbrojtësin Steven Taylor (23).