15 dhjetor 2009

Macheda do të huazohet

Pas vazhdimit të kontratës me Manchester United deri në vitin 2014, sulmuesi Federico Macheda, sipas të gjitha gjasave, do të huazohet gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Djajtë e Kuq” e kanë ndërmend që ta huazojnë 18 vjeçarin, në një klub i cili do t’ia jepte rastin më shpesh si titullar.
Sipas Daily Express, ekipi më i interesuar për sulmuesin italian, është Newcastle.
Tabloidi britanik shkruan se ky transferim mund të bëhet si shkëmbim, i cili do ta sillte në shkëmbim në Old Trafford mbrojtësin Steven Taylor (23).