09 dhjetor 2009

Luis Suarez do të transferohet te Chelsea

Sulmuesi i Ajaxit Luis Suarez ka nënshkruar një para-kontratë për tu transferuar te Chelsea, sipas një raporti që vërtitet rreth mediave holandeze.
Agjenti i tij, Daniel Fonseca, thotë se klubet tanimë kanë arritur marveshjen, vetëm mbetet që të pritet për konfirmimin përfundimtar.
Suarez mund të luaj në sulm por edhe pak para sulmit, dhe aktualisht llogaritet sulmuesi më i mirë në Eredivisie. Ai ka shënuar mbi 20 gola në secilin prej tre sezoneve sa luan për Ajaxin.
Të kaltrit e Londrës dëshirojnë ta shpejtojnë procesin, pasi që po paraqitet rreziku për një suspendim transferimi mbi ta.