04 dhjetor 2009

Löw: Në të, për të fituar

Të gjithë dashamirët e futbollit do të jenë të fokusuar në Cape Town të premtën për shortin e kampionatit botëror 2010. Selektori gjerman është njëri prej të cilëve nuk i pritet fillimi i kësaj gare.
“ Ne menzi e presim këtë short. Këtu fillon kampionati për ne.”
“ Ne shkojmë në Afrikën Jugore ose për krejt ose per hiq. Dhe kur ta arrijmë finalen, ne do ta fitojmë. Ne dëshirojmë kupën e katërt të botës.”
“ Gara të mëdha janë raste perfekte për të bërë histori, veçanërisht kampionatet botërore. Ky është rasti i lojtarëve për të shkëlqyer para kampionatit botëror.”
“ Ky kampionat do të jetë vërtetë interesant. Pres futboll të nivelit më të lartë.”
“ Gjithnjë ka skuadra që bëjnë befasi në këtë garë, dhe jam duke hulumtuar se cila mund të jetë ajo.” Deklaroi Joachim Löw.