10 dhjetor 2009

Louis Van Gaal : Nuk ka kthim prapa për Luca Tonin

Trajneri i Bayern Munchen ka bërë të qartë se sulmuesi i tyre Luca Toni nuk është me i nevojshëm për klubin.
Trajneri i Bayern Munchen Louis Van Gaal e ka bërë të qartë se Bavarezët janë gati ta largojnë sulmuesin Italian që në merkaton e ardhshme.
“Nuk kam asgjë për të diskutuar me Luca Tonin. Ai ka deklaruar se dëshiron të largohet nga Bayern, “ tha Van Gaal për Corriere dello Sport.
Toni nuk ka pasur marëdhënie të mira me Van Gaal, që kur ky i fundit u be trajner i Bayern Munchen. Këtë sezon ai qëndroi më shumë në stol, dhe për këtë arsye ka shprehur dëshirën e tij që të largohet nga klubi.
West Ham United, Fenerbahçe, Roma dhe Inter janë interesuar për italianin.