17 dhjetor 2009

Loew vazhdon me Gjermaninë

Selektori i Gjermanisë, Joachim Loew, ka vazhduar kontratën deri më 2012, ka njoftuar Federata Gjermane e Futbollit (DFB) të enjten.
Loew, i cili zëvendësoi Jurgen Klinsmannin pas Kampionatit botëror 2006 në Gjermani, udhëhoqi ekipin drejt finales në Euro 2008, kur u mposht nga Spanja.
Gjermania është kualifikuar e para nga grupi i saj për Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut. Ata janë tërhequr në Grupin D së bashku me Australinë, Serbinë dhe Ganën.