26 dhjetor 2009

Liverpooli mposht Wolvesat

Skuadra e Liverpoolit ka arritur të shënojë fitore prej 2-0 përballë Wolverhampton Wanderers, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Anfield.
Të dy golat e Redsave u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa paraprakisht lojtari mysafir Stephen Ward u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (53’).
Tri pikë nga kjo përballje, Liverpoolit ia siguruan Steven Gerrard (62’) dhe Yossi Benayoun (70’).