10 dhjetor 2009

Liverpool dëshiron shkëmbim Babel-Pavlychenko

Liverpooli raportohet se dëshiron së sjellë në radhët e veta sulmuesin e Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko, si shkëmbim me Ryan Babel.
Menaxheri i të kuqve, Rafael Benitez, ka nevojë për një sulmues tjetër për të ndihmuar Fernando Torres dhe beson se 27-vjeçari rus mund të jetë njeriu i duhur për këtë detyrë.
Benitez besohet se është lodhur nga pyetjet e vazhdueshme të Babel se pse ai vazhdon të jetë në stol dhe e sheh zgjidhjen e situatës duke sjellë një golashënues të aftë.
Për ulur çmimin e sulmuesit rus Liverpool mund të ofrojë Babel si pjesë të marrëveshjes. Pavlychenko i kushtoi Tottenhamit 13.8 milionë euro para më shumë se një viti, derisa Babel kushtoi 11.5 milionë euro dy vite më parë, por është vetëm 22 vjeçar dhe mund ta ripaguajë veten nga një shitje tjetër.