23 dhjetor 2009

Lippi përjashton rikthimin në Juventus

Trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, ka përjashtuar rikthimin te Juventusi pas përfundimit të kampionatit botëror, Afrika e Jugut 2010.

Spekulimet qarkullojnë tashmë disa muaj se Lippi, kontrata e të cilit me Federatën Italiane të Futbollit skadon në fund të verës, do t’i bashkohet biankonerëve në cilësinë e drejtorit sportiv.

Por trajneri fitues i Kupës Botërore, i cili ka dy periudha të suksesshme në stolin e Juventusit që të mbledhura arrijnë tetë vite, kategorikisht ka mohuar planet se dëshiron të rikthehet në Torino.

“Nuk di se çfarë do të bëj pas Kupës Botërore. Kam thënë miliarda herë se nuk do të rikthehem në Juventus, as si trajner, as si drejtor teknik”, ka thënë Lippi