15 dhjetor 2009

Lippi duhet ti jap rast Cassanos

Ish legjenda e Juventusit, Milanit, dhe Napolit Jose Altafini beson se sulmuesit të Sampdorias Antonio Cassanos dhe sulmuesit të Interit Mario Balotellit duhet dhënë edhe një rast i fundit për kombëtaren italiane.
Cassano është lënë jashtë kombëtares, kurse Balotelli luan për kombëtaren U-21.
“ Natyrisht, do ti vija në sprovë në kombëtare, ndoshta në ndonjë miqësore.”
“ Nuk do ta përjashtoja askë.”
“ Merrni Brazilin si shembull, ata kanë testuar shumë lojtarë, si në kualifikime ashtu dhe në miqësore. Kombëtares i duhen lojtarë të klasit të lartë.” Theksoi Altafini.