12 dhjetor 2009

Lion-Bordo, nesër “finalja” e titullit

Skuadra e Pyelit nuk ka alternativë tjetër veç fitores ndaj kryesuesve të kampionatit francez
Olimpiku i Lionit këmbëngul se nuk është në krizë, por kampionët e shtatëfishtë të Francës e dinë se, nëse munden nesër në sfidën kundër Bordosë së vendit të parë, atëherë shpresat e tyre për titull thuajse marrin fund. Lioni aktualisht është në vend të kartërt dhe do të shkonte tetë pikë pas kryesuesve nëse mundet në stadiumin “Gerland”.
Lioni shpërdoroi një epërsi të mirë, 3-1 kundër Lilës, në javën e shkuar, duke u mundur në fund 4-3. Kjo skuadër nuk ka fituar një ndeshje në fushën e vet në kampionat që prej fitores së muajit shtator, 2-1 kundër Tuluzës. “Nuk ka krizë te Lioni”, ka thënë presidenti Olas për gazetarët. “Ne jemi përherë të aftë që të kthehemi në garë. E kam thënë përherë se Klod Puel do të qëndrojë deri në fund të kontratës së tij katërvjeçare.”
Lioni ndoshta nuk do ta ketë mefsushorin e krahut, Sidnei Govu, i cili u zëvendësua të martën gjatë ndeshjes kundër Debrecenit (4-0 për Lionin), sepse u dëmtua. Në kampin e kampionëve, trajneri Blank ka lënë pushim disa lojtarë gjatë mesjavës, si përgatitje për këtë ndeshjes. “Ishte mirë, sepse ne nuk kishim presionin e zakonshëm”, ka thënë mesfushori Ronaldo. Bordoja arriti fitoren e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit për të kaluar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve si fitues i Grupit A. “Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen kundër Lionit”, ka shtuar ai.
Skuadra befasuese e Montpeljesë, që është rikthyer në Ligën 1 këtë sezon, pas disa vitesh në LIgë 2, do të luajë kundër Tuluzës të dielën. Valonsioni i vendit të tretë, para Lionit me diferencë golash, do të luajë sonte kundër Le Mansh. Kjo skuadër është e parafundit në renditje. Trajeri portugez, Paulo Duarte, u shkarkua këtë javë dhe vendin e tij e zuri ndihmësi i tij, Arnaud Cormier.