05 dhjetor 2009

Leverkusen e Wolfsburg barazojnë

Dy skuadrat nga Bundesliga, Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg, kanë barazuar në përballjet e tyre respektive, kundër Hannoverit dhe Freiburgut.
Lideri i tabelës, Leverkusen ka barazuar pa gola si mysafir i Hannoverit, ndërsa kampioni në fuqi, Wolfsburg ka barazuar me rezultat 2-2, si nikoqir i Freiburgut.
Me këtë barazim, Leverkuseni rrezikon të barazohet me pikë në krye të tabelës me Werder Bremeni, nëse Bremeni shënon fitore të dielën përballë 1. FC Cologne.
Ky rezultat i konvenon edhe Bayern Munichut që tani është vetëm tri pikë larg vendit të parë.