17 dhjetor 2009

Lescott mungon për dy muaj

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Joleon Lescott do të mungojë për deri në dy muaj, pasi ishte i detyruar t’i nënshtrohet operacionit të gjurit.
27 vjeçari është operuar në prag të humbjes nga Tottenham në White Hart Lane të mërkurën. Kjo nënkupton se Hughes do të kërkojë një qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Joleon do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë dhe është humbje e madhe për ne, pasi vjen para mungesës së Kolo Toures, i cili do të paraqitet në Kupën e Shteteve të Afrikës”, tha Hughes.