13 dhjetor 2009

Leonardo komplimenton Palermon

Leonardo shikoi skuadrën e tij se si u gjunjëzua nga Palermo në San Siro me rezultat prej 2-0, duke u larguar nga lideri Inter dhe për një pikë tjetër.
“ Respekt për Palermon. Është në një nivel të mirë taktik dhe fizik, me lojtarët e kualitetit të lartë.”
“ Në pjesën e parë bëmë shumë, i sulmuam me shumë lojtarë, në një lojë të hapur, kurse dy golat në fillim të pjesës së dytë e bënë diferencën.”
“ Tani nuk duhet të presim për ta arritur shpejtë Interin, por, humbja e pesë ndeshjeve do të ishte keq në fund, dhe jo tani.”
“ Ne duhet ta luajmë lojën tonë, dhe më pas do shohim. Nëse shikojmë globalisht në rrugën tonë atëherë ky rezultat është shumë pozitiv.” Deklaroi Leonardo për Sky Sport Italia pas takimit.