05 dhjetor 2009

Leonardo: Ishim të mrekullueshëm kundër Sampdorias

Trajneri i Milanit,Leonardo ishte i emocionuar me lojën e ‘mrekullueshme’ të shfaqur të shtunën kundër Sampdorias.
Rossonerët shënuan fitore brenda 23 minutave.Marco Borriello filloi serine e golave ndërsa pas tij ishin Seedorf dhe Alexandre Pato ata që u shënuan si realizatorë.
“Mendoj se kemi fituar pasi kemi pasur qasje të drejtë kundër një ekipi mirë të organizuar”,deklaroi Leonardo për Sky Sport Italia pas ndeshjes.
“Shënimi i golave të hershëm na bëri gjërat më të lehta dhe kemi qenë në gjendje të menaxhonim lojën dhe në fund fituam ndeshjen”.
Ronaldinho asistoi në golin e parë mirëpo ai u zëvendësua me Ignazio Abaten për shkak të problemeve të shkaktuara në muskul.
“Çdo kush luajti mirë.Ronaldinho u zëvendësua me Abaten, i cili luajti për mrekulli në pozitën e tij”.
“Gjithmonë i ndërroj gjërat.Ishim të mrekullueshëm sot.Talenti qëndron tek ekipi”,shtoi trajneri.
Pas fitores së Juventusit kundër Interit,Milani i afrohet Nerazzurëve për katër pikë.
“Juve-Inter?Nuk duhet të mendojmë për këtë lojë sepse nuk përcaktoi ndonjë gjë”.
“Isha i interesuar për këtë ndeshje por nuk kishte efekt tek ne”, deklaroi për fund braziliani,Leonardo.