09 dhjetor 2009

Leonardo: Ishim të dobët

Trajneri i Milanit, Leonardo, është ndarë i zhgënjyer nga lojtarët e tij pas barazimit të mbrëmshëm me rezultat 1-1 ndaj Zurichut në Ligën e Kampionëve.
“Pjesa e parë e takimit ishte e dobët dhe kishte shumë faktorë që ndikuan në këtë. Ne kishim një fillim të komplikuar, pasi disa lojtarë nuk ishin 100% të gatshëm dhe ishin në dyshim deri në fund, si Ronaldinho, Thiago Silva dhe Massimo Ambrosini”, ka thënë Leonardo pas takimit.
Milani pati nevojë për fitore për të qenë i qetë me kualifikimin, por nxori vetëm barazim përballë 10 lojtarëve të Zurichut, por u kualifikua falë fitores së Realit, që tash mban kreun e grupit duke i lënë rosonerët në pozitën e dytë.