13 dhjetor 2009

Lëndimi i Pepes, serioz

Real Madridi shënoi fitore të rëndësishme kundër Valencias, mirëpo vijnë lajme të këqija sa i takon lëndimit të Pepes.
Mbrojtësi i Realit lëndoi gjurin dhe u largua nga ndeshja, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë treguar dëmtimin e ligamentit, që mund ta mbajë jashtë fushe për tre muaj.
Nëse është lënduar edhe menisku, atëherë sezoni mund të ketë marrë fund për të dhe portugezi mund të mos paraqitet as në Kampionatin Botëror.