02 dhjetor 2009

Lazio eliminohet, Villarreali siguron kualifikimin

Skuadra e Lazios është mposhtur me rezultat prej 2-1 nga Salzburgu dhe ka humbur shpresat për vazhdim të mëtutjeshëm në Europa League.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Grupit G, Villarreali ka shënuar fitore si mysafir i Levski Sofja, për të siguruar pozitën e dytë në këtë grup.
Giuseppe Rossi (37’) dhe Marcos Senna (85’) ishin realizuesit e Nëndetëses së Verdhë që nuk ka kaluar formë të mirë këtë sezon.
Duhet përmendur që pas pesë xhirove Salzburgu ka 15 pikë, që do të thotë ka arritur maksimumin e pikëve në krye të Grupit G. /