03 dhjetor 2009

Las Palmas dhe Valekano përfshihen në hetim

Skuadrat e kategorisë së dytë të Spanjës, Las Palmas dhe Rajo Vajekano, plus shtatë futbollistë profesionistë, do të hetohen për shitje ndeshjesh. Federata spanjolle (RFEF) do të zhvillojë një hetim në bazë të informacioneve që kanë ardhur nga UEFA. Las Palmas ka publikuar emrat e lojtarëve, asnjë prej të cilëve nuk bën pjesë në këtë skuadër, në saitin e saj zyrtar në internet. Në nëntor UEFA ka përmendur pesë klubet që do të hetohen nga kjo organizatë, pasi dyshohen për shitje ndeshjesh. Klubet janë KF Tirana dhe KS Vllaznia të Shqipërisë, FC Dinaburg i Letonisë, NK IB Ljubljana i Sllovenisë dhe Budapest Honved i Hungarisë.
Këto pesë klube janë përfshirë në shtatë ndeshje, një takim kualifikues të Champions Ligës dhe gjashtë ndeshje të Ligës së Europës, midis 16 korrikut dhe 6 gushtit 2009. Gjithashtu, muajin e kaluar hetuesit gjermanë kanë zbuluar se ndeshjet e përfshira mund të jenë 200, të zhvilluara në Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Turqi, Bosnje-Hercegovinë dhe Austri. Tridhjetë e dy takime të zhvilluara në Gjermani janë nën hetim. Ndërkohë, drejtuesit e UEFA-s janë takuar me federatat e futbollit të Austrisë, Belgjikës, Bosnje Hercegovinës, Kroacisë, Hungarisë, Sllovenisë, Zvicrës dhe Turqisë për të diksutuar në lidhje me ndeshjet që janë nën hetim.