06 dhjetor 2009

Largohet pas Botërorit

Selektori i Brazilit, Carlos Dunga, ka bërë të ditur se do të tërhiqet pas Kampionatit botëror 2010, edhe nëse e udhëheq Kombëtaren drejt triumfit në Afrikën e Jugut.
Dunga, i cili ishte emëruar në postin e selektorit të Brazilit më 2006, e përcolli ekipin e tij duke u tërhequr në Grupin D ‘të Vdekjes’ me Bregun e Fildishtë, Portugalinë dhe Korenë e Veriut.
Pas shortit të tërhequr në Cape Town ai tha: “Grupi G është i balancuar dhe kjo është mirë sepse të jeni në një grup të vështirë do të ndalë atmosferën dhe euforinë dhe do të detyrojë të gjithë të jenë më të vetëdijshëm, sepse ndeshjet nuk do të jenë të lehta”.
Ai shtoi: “Ndeshja më e vështirë do të jetë e para (kundër Koresë së Veriut) e pastaj e dyta (Bregu i Fildishtë), ndërsa tani e treta (Portugalia). Kështu mendoj unë. Të gjithë e njohim Portugalinë. Do të jetë interesant të shohim rivalitetin mes Kakas dhe Ronaldos. Të dy luajnë në të njëjtin klub, Real Madrid, dhe janë vazhdimisht në garë për çmimet individuale”.
Dunga ka konfirmuar se edhe nëse udhëheq Brazilin drejt kualifikimit nga Grupi G e deri në finale, ai prapëseprapë do t’i kthehet drejtimit të ndonjë klubi.
“Asgjë nuk do të ma ndryshojë mendjen. Madje as nëse fitojmë Kampionatin botëror. Bashkëpunimi im me Federatën e Futbollit të Brazilit përfundon pas Kampionatit botëror 2010. E di se Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohet në Brazil, por nuk ka asgjë në botë që mund të ma ndryshojë mendjen. Puna me Kombëtaren e Brazilit është privilegj i vërtetë”, vazhdoi Dunga i cili është i vendosur të vazhdojë karrierën si trajner.
“Megjithatë, presioni është i madh jo vetëm për ju, por edhe për familjen tuaj. Katër vjet në drejtim jam më tepër se të mjaftueshme për mua. Kam mësuar shumë dhe vazhdoj të mësoj. Duhet të vazhdoj jetën time pas Kampionatit botëror. Do të vazhdoj si trajner i një klubi. Posti i trajnerit është karriera ime e re dhe nuk dua ta ndryshoj”.