09 dhjetor 2009

Laporta: Nominimet në FIFA dëshmi për kualitetet tona

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është krenar që tre nga lojtarët e ekipit të tij janë të nominuar për Lojtarin Më të Mirë të Vitit nga FIFA.
Dy mesfushorët spanjoll Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez dhe sulmuesi argjentinas Lionel Messi, që të tre janë në garë për çmimin prestigjioz.
“Të tre nominimet për Lojtarin më Mirë nga FIFA reflektojnë modelin tonë të punës. Ne punojmë çdo ditë me maksimumin e përgjegjësisë dhe pjekurisë. Mendoj se ky model i punës dhe fryt i tij është se ne po përjetojmë momentet më të mira në historinë e klubit”, ka thënë Laporta.