13 dhjetor 2009

Lajme nga Futbollistet dhe Futbolli Kombetare

Bunjaku zverdhet dhe pësuan debakël në shtëpi

Reprezentuesi i Zvicrës, Albert Bunjaku, me Nurnbergun kanë pritur rezultat më të mirë në ndeshjen e javës së 16-të dhe jo të pësojnë debakël me rezultat 0:4 nga skuadra e njohur gjermane, Hamburger SV. Kjo humbje ka tronditur skuadrën e Nurnbergut, pasi është thelluar edhe më keq në fund të tabelës së klasifikimit përkatësisht renditet në vendin e 17-të me 12 pikë. Tatëpjetën Nurnbergu e mori në pjesën e dytë të ndeshjes. Hamburger SV e nisi me gola në minutën e 47-të nëpërmjet Elias, e vazhdoi Jansen në atë 60-të. Pastaj shënuan edhe Torun (66’) dhe sërish shënoi Elia (74). Bunjaku në minutën e 25 të pjesës së parë ndëshkohet me karton të verdhë.

Dhjetë golat e Hamdi Salihit

Edhe futbollisti tjetër shqiptar, Mensur Kurtishi, ka çmendur me lojën e tij në elitën e futbollit austriak, duke shënuar dy gola për fitoren e lartë të skuadrës së W. Neustadtit.
Hamdi Salihi apo hero i futbollit te skuadrës së Rapidit të Vjenës ka bërë më të mirën edhe në javën e 19-të të kampionatit të futbollit austriak . Ky futbollistë që njëherësh është edhe anëtarë i kombëtares së Shqipërisë po bën kërdinë në elitën e futbollit austriak. Salihi shënoi edhe golin e dhjetë të tij për Rapidin apo ky është goli i 12-të i tij në kampionati austriak. Rapidi falë lojërave të pëlqyeshme dhe efikasitetit të lartë që po dëshmon në çdo ndeshje Salihi po i prijnë edhe renditjes së tabelës së klasifikimit me 41 pikë ose duke e lënë pas vetes rivalin e përbetuar, Salzburgun me 39 pikë. Skuadra e Rapidit të Vjenës para shikuesve të vet ka shpërthyer me fitore 2:1 kundër Riedit. Salihi njëherësh ka luajtur edhe kundër ish skuadrës së tij dhe si duket e ka ditur edhe diagnozën sesi mund t’i ndëshkojë më gol. Në minutën e dytë, Katzer ka shënuar për epërsinë 1:0 te Rapidit. Mirëpo, Riedi ka qëndruar si burrat në fushë dhe ka barazuar 1:1 me golin e futbollistit Burgstaller. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të është inkuadruar në lojë njëri prej shënuesve pothuajse më të mirë të Riedit, Atdhe Nuhiu. Futbollisti Nuhiu është orvatur të jap një lojë të mirë, por mbrojtja e Rapidit nuk ka lejuar që të befasohet nga ky futbollist dinak. Firma e fitores së Rapidit e mban emrin Hamdi Salihi. Ai në minutën e 63-të, ndëshkoi Riedin dhe solli në epërsi skuadrën e tij 2:1, por njëherësh edhe ia siguroi fitoren e madhe, duke e ruajtur edhe kreun e renditjes në tabelë me 41 pikë. Salihi kësaj here shënoi edhe golin e dhjetë të tij në këtë skuadër të njohur austriake që mëton titullin e kampionit.

Kurtishi shënoi dy gola të shpejtë

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Mensur Kurtishi, ka qenë trim i ndeshjes në fanellën e skuadrës së W. Neustadt, që ka shënuar fitore me shifra të larta 4:0 ndaj skuadrës së LASK-ut. Kurtishi, një futbollist i spikatur ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë dhe ka sjellë në epërsinë 2:0 për skuadrën e tij. Ai golin e parë e ka shënuar në minutën e 23-të, ndërsa rezultatin 2:0 shënoi pas pesë minutave (28’). Dy golat e tij brenda pesë minuta kanë mahnitur edhe adhuruesit e kësaj skuadre dhe njëherësh ka sjellë gëzim të papërshkrueshëm të te gjithë. Golat të tjerë i shënuan Viano (76’) e Niklas (90’). Në radhët e skuadrës së W. Neustadt Kurtishi luajti plotë 85 minuta, ndërsa mbrojtësi shqiptarë nga Shqipëria, Ronald Gërçaliu u paraqit plotë 90 minuta dhe dëshmoi angazhim të pashoq dhe ishte shtyllë e fortë në vijën e mbrojtjes. Skuadra e W. Neustadti zë vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa LASK-u radhitet në pozitën e 8-të me 18 pikë. Duhet theksuar se Kurtishi në skuadrën e W. Neustadtit po bëhet ndër futbollistët më të adhuruar dhe me i merituari për këto rezultatet e deritashme.

Shqiptarët shpërthejnë më pesë gola në Gjermani

Abedin Krasniqi, Shaban Ismajli e Shqipërim Binakaj shënuan gola për fitoren 5:0 të skuadrës së Sonnenhofit që e mundi Bayern Alzenau, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës Rajonale të Gjermanisë-grupi i Jugut. Futbollisti Abedin Krasniqi ka qenë kryehero me tri gola të shënuara në minutën e 17-të, 50’ e 80’, pastaj shënuan edhe Ismaili (31’) e Binakaj (79’). Shqiptarët ishin protagonistët e kësaj fitore të lartë dhe ky trepikësh e ngriti Sonnenhofin në mesin e tabelës përkatësisht në vendin e nëntë me 24 pikë të tubuara. Këta futbollistë, Krasniqi, Binakaj e Ismaili, janë vlerësuar me notë të lartë për lojën e bukur që dëshmuan në fushë.

Hyka tetë minuta në barazimin e Mainzit

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Jahmir Hyka, është paraqitur vetëm 8 minutat e fundit të ndeshjes në fanellën e Mainzit, që barazoi 1:1 me Sttugardin, në kuadër të javës së 16-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Hyka për tetë minuta me bashkëlojtarë të tjerë ishin protagonistë të barazimit të rezultatit në minutën e 90-të kur shënoi futbollisti Polanski. Mainzi tash për tash renditet në vendin e tetë me 24 pikë të fituara, ndërsa Sttugardi i 15-të me 13 pikë.

Xhemajli 79 minuta në fitoren e Parmës

Futbollistët e Parmës shënuan një fitore sa të vështirë (2:1), por aq domethënëse në takim me Bolognan, në javën e 16-të të Serie A të Italisë në futboll. Blerim Xhemajli ka luajtur deri në minutën e 79-të të ndeshjes, kur e ka zëvendësuar futbollisti Paloschi. Golat e fitores për Parmën i ka shënuar futbollisti Panucci (58’) e Amoruso (86’) dhe për mysafirët ka realizuar Mundingayi (44’). Xhemajli ka pasur paraqitje të mirë në këtë sfidë shumë të vështirë, por që ndalën tri pikë në vatër të tyre. Parma pozicionohet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit me 28 pikë të grumbulluara.