21 dhjetor 2009

Lacio arrin marrëveshjen për Maksi Lopez

Lacio është që tani aktive për merkaton e janarit. Presidenti Lotito u ka dhuruar tifozëve të tij (do të zyrtarizohet në ditët e ardhshme), përforcimin e parë: bëhet fjalë për sulmuesin 25-vjeçar argjentinas Maksi Lopez. Lojtari qenka blerë nga Gremio, ku po luan i huazuar, e cila nga ana e saj e mori nga klubi që zotëron kartonin, FC Moska. Marrëveshja është arritur në orët e fundit. Vlera e kartonit është 3.5 milionë euro dhe lojtari ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare për 1 milionë euro në sezon. Lacio pritet të marrë edhe Barreton, brazilianin Rever dhe Veronin në mesfushë.