08 dhjetor 2009

Kupa e botes per klube, Barcelona niset favorite

Shtate skuadra dhe 8 ndeshje. Kaq do mjaftojne per te caktuar klubin qe do trashegoje “pasurine” e Manchester United.
Skuadrat kampione te kontinenteve do takohen ne Abu Dhabi duke filluar qe nga data 9 dhjetor. Ne kete gare futet edhe skuadra e shtepise, Al Ahli. Ne kete evendiment marrin pjese; Barcelona (Spanje), Estudiantes (Argjentine), Atlante (Meksike), Pohang Steelers (Koreja e Jugut), Auckland City (Australi) dhe Mazembe (Congo).
Padyshim qe favoritet jane katalanasit e Guardioles pasi jo vetem qe jane skuadra kampione e Europes, por aktualisht ky eshte klubi qe luan futbollin me te mire ne bote, duke e treguar hegjemonine e tij ne Spanje prej rreth 2 vjetesh. Nga ana tjeter qendron Estudiantes i Sebastian Veron. Qellimi i mesfushorit eshte qe te fitoje trofeun, duke kopjuar te atin qe e ka marre ne vitin 1968.