04 dhjetor 2009

Kiessling nuk largohet nga Leverkusen

Sulmuesi i Bayer Leverkusen, Stefan Kiessling dëshiron të mbetet në klub, së paku deri në përfundim të këtij sezoni.
Së fundi menaxheri i tij, Ali Bulut, kishte konfirmuar interesimin nga Juventus, Atletico Madrid, Arsenal dhe Bayern Munich, por 25 vjeçari ka bërë të qartë se aktualisht nuk planifikon të largohet nga Leverkusen.
“Nuk kam menduar rreth largimit nga Leverkusen. Ndihem jashtëzakonisht mirë këtu dhe dua të luaj në Evropë me këtë klub”, deklaroi Kiessling i cili ka shënuar 12 gola në 14 xhiro në Bundesligë.