07 dhjetor 2009

KB 2010: 220 mijë bileta shiten për 48 orë

Faza e tretë e shitjes së biletave për kampionatin botëror 2010 e cila filloi të shtunën, dhe, deri tani, via FIFA.com janë shitur 219 mijë e 162 bileta ( 219,162).
“ Ne kemi edhe 47 ditë për fazën e tretë. Jemi të kënaqur me interesimin e treguar deri tani. Kjo tregon impaktin që ka patur shorti për tifozët e kampionatit botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm.” Deklaroi Horst Shmidt njeriu kryesor për shitjen e biletave.
Rezidencat Afrikano Jugore kanë një opcion për të aplikuar për bileta të kategorisë FNB rreth e qark vendit. Tifozët kanë kohë deri më 22 Janar për të siguruar biletat.
“ Tani kur ndeshjet janë caktuar, ne inkurajojmë tifozët në Afrikën Jugore, Afrikanët, dhe të gjithë tifozët anë e mbanë botës për të siguruar një biletë të një eventi të paharuar.” Deklaroi Danny Jordaan njeriu numër 2 në komitetin e shitjes së biletave.
Çmimet për ndeshjet e fazës së grupeve variojnë nga 12.50€ e deri në 101€, përveq njërit prej ndeshjeve të grupit që e ka çmimin më të lartë 285 €.
Biletat për finale do të kushtojnë prej 95€ e deri në 570€.
Biletat e kategorisë së katërt, të cilat janë më të lira, do të jenë ekskluzivisht për tifozët afrikan. Për 32 kombëtaret pjesmarse janë ndarë nga 12 përqind e biletave për të gjitha kombëtaret.
Këto bileta janë në shitje prej dje, nëpërmjet ueb faqeve zyrtare të certifikuara nga FIFA. Pra, nëse dëshironi të bleni një biletë, atëherë nxitoni dhe, mos haroni, zyrtarisht, dhe jo ilegalisht.