22 dhjetor 2009

Kanavaro reagon: Nuk jemi ekip i dobët

Fabio Kanavaro analizon momentin delikat të Juventusit. “Duhet të punojmë dhe të përpiqemi të japim diçka më shumë, sepse nuk është se vetëm me një ndeshje u shndërruam në një skuadër të dobët, - tha qendërmbrojtësi bardhezi. - Duhet të riaftësojmë lojtarët e dëmtuar dhe të kemi pak fat më shumë, sepse që në rastin e parë pësojmë një 11-metërsh ose një gol. Duhet të luajmë në fushë me të gjithë sedrën që kemi. Besoj se do t’ia dalim me ndihmën e të gjithëve. Tani është e rëndësishme të dalim nga kjo situatë”.
Më tej Kanavaro analizon punën e Ferrarës: “Të kesh një trajner që e njeh, ndërgjegjësohesh më shumë. Siç kam bërë gjithnjë, jam përpjekur të jap maksimumin. Rëndësi është të jemi të bindur te puna jonë. Jemi të zemëruar, jemi të parët që e dimë që s’mund ta kemi këtë rendiment. Vështirësitë i kemi të gjithë, jo vetëm Diego e Melo, duhet të kthehemi të fortë si në fillim. Juvja është një klub i ndërtuar për rezultate të rëndësishme”.