17 dhjetor 2009

Kalaxe: Do të respektoj zgjedhjen e Leos

Kaladze është gati të largohet nga Milani. Mbrojtësi lihet vazhdimisht në stol nga Leonardo që në ndeshjen e fundit kundër Palermos, e humbur ndër të tjera nga Milani, është lënë mënjanë nga tekniku që ka preferuar Favalin: “Më bezdis të luaj pak, nuk është një gjë e bukur, - ka thënë lojtari.
- Nga dëmtimi jam rekuperuar mirë, mendoja se do të aktivizohesha më shumë. Po, edhe me Palermon, duke parë se në Zyrih gjërat kanë shkuar mirë. Nëse kam ndërmend të flas me trajnerin? Nuk mund të shkoj tek Leonardo ose tek Galiani që t’u kërkoj që të luaj. I respektoj zgjedhjet e Leos dhe do të jap maksimumin kur të vijë radha ime”.