17 dhjetor 2009

Kaka: Reali kënaqet duke shikuar Barcën

Ylli i Real Madridit Kaka ka pranuar se edhe shokët e skuadrës së tij kënaqen kur e shikojnë Barcelonën duke luajtur futboll.
Në një intervistë për El Confidencial, braziliani tha:“ Të gjithëve u pëlqen ta shohin Barcelonën duke luajtur, duke na përfshirë dhe ne.”
“ Janë dy ekipe të ndryshme, kanë dy mënyra të të kuptuarit të futbollit, dy mënyra që të luajnë dhe të ngrisin lojën e tyre.”
“ Barcelona luajti shumë mirë sezonin e kaluar dhe ka arritur një nivel të lartë këtë sezon gjithashtu.” Theksoi Kaka.